Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të zhvillojë gjatë muajit tetor vizitën e saj vjetore në Ballkanin Perëndimor, por këtë vit agjenda mund të sjellë një ndryshim sa i përket Serbisë. Komisioni Evropian ka konfirmuar se von der Leyen do të udhëtojë drejt rajonit, ndërsa detajet e vizitës nuk janë bërë ende publike. Zëdhënësja e Komisionit, Paola Pinho, ka deklaruar se programi është ende në përgatitje dhe nuk është përcaktuar nëse presidentja do të vizitojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Vëmendja është përqendruar te Serbia, pasi ekziston mundësia që Beogradi të mos jetë pjesë e itinerarit të këtij viti. Një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian, i cituar nga Radio Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, ka konfirmuar se një skenar...