Von der Leyen prezanton planin e ri të sigurisë: Këshill Evropian, protokoll emergjence dhe më shumë kapacitete ushtarake
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, prezantoi në fjalimin e saj për Gjendjen e Bashkimit disa ide të reja për forcimin e sigurisë së Evropës. Propozimet vijnë në një kohë kur lufta në Ukrainë po ndikon gjithnjë e më shumë në sigurinë e vendeve evropiane dhe kur janë shtuar incidentet e dyshuara të sabotimit dhe shkeljet e hapësirës ajrore nga dronët. Von der Leyen tha se Evropa ka tashmë shumë mjete për t’u mbrojtur, por institucionet dhe mënyra e marrjes së vendimeve nuk janë përshtatur mjaftueshëm me kërcënimet e reja. Këshilli Evropian i Sigurisë Një nga propozimet kryesore është krijimi i një Këshilli Evropian të Sigurisë, një format i veçantë i takimeve të liderëve evropianë, ku do të marrin pjesë edhe partnerë të...
Burimi:
javanews.al