Von der Leyen në Tiranë, Muçi: Shqipëria rrezikon të jetë anëtare e kategorisë së dytë të BE

Von der Leyen në Tiranë, Muçi: Shqipëria rrezikon të jetë anëtare e kategorisë së dytë të BE

Në emisionin “3D” në RTSH, të moderuar nga Alban Dudushi, u zhvillua një debat mbi mesazhet politike dhe domethënien e vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Tiranë gjatë turit të saj ballkanik. I ftuar në studio, Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, u shpreh kritik ndaj deklaratave nga Brukseli për ecurinë e reformave në Shqipëri, duke i cilësuar ato si qëndrime gjeopolitike jashtë kontekstit real të vendit. “Synimi i Bashkimit Evropian qartazi është për t’u zgjeruar për nevojat e veta, për të thënë që “ka shumë gjëra që nuk shkojnë me Bashkimin Evropian, por të paktën po zgjerohemi”. Dhe në këtë kontekst do të profitojë edhe Shqipëria, edhe Mali i Zi, me kushtet e reja që po vendosin për anëtarë...