Von Der Leyen mbërrin të mërkurën në Tiranë, takon Ramën dhe Begajn

Von Der Leyen mbërrin të mërkurën në Tiranë, takon Ramën dhe Begajn

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbërrin pasditen e së mërkurës në Tiranë, në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor. Vizita e saj në Shqipëri nis rreth orës 16:00. Takimi i parë do të jetë me kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të zhvillojë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 17:00. Më pas, në orën 18:30, von der Leyen do të takohet me Presidentin e Republikës, duke përmbyllur axhendën e saj në Tiranë përpara se të vijojë vizitën në Malin e Zi. Vizita zhvillohet në një periudhë kur zgjerimi i Bashkimit Europian duket se po hyn në një fazë të re. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Brukseli po shqyrton mundësinë e përcaktimit të afateve më konkrete për disa...