Vodhi makinën në Tepelenë, i riu arrestohet nga policia në Durrës

Vodhi makinën në Tepelenë, i riu arrestohet nga policia në Durrës

Një ditë pasi vodhi një makinë në Tepelenë, 30-vjeçari Mariglen Kondi është arrestuar në Durrës, teksa tentoi t’i ikte policisë. Gjatë arratisjes, ai përplasi 4 automjete, ndërsa më pas braktisi makinën dhe tentoi të largohej me vrap, por u neutralizua dhe u vu në pranga. “Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, gjatë patrullimit në territor, në rrugën “Pavarësia”, rreth orës 23:00, kanë konstatuar një automjet pa targa dhe me xhama të zinj, që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo vuri re prezencën e policisë, shtoi shpejtësinë dhe tentoi t’u largohej shërbimeve, të cilët i bënë shenjë ndalimi. Në ikje e sipër, drejtuesi i automjetit aksidentoi 4 automjete, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe...