Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Një 23-vjecar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të një poste, brenda të cilit ndodheshin pako me porosi të ndryshme. Sipas njoftimit të policisë, pas marrjes së njoftimit kanë nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Pas ndërmarrjes së veprimeve, autori u indentifikua si 23-vjeçari me iniciale E.G, i cili u lokalizua në qytetin e Beratit. Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi:
gijotina.com