Vlorë/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari

Vlorë/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari

Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë, pasi shtatë nxënëse të shkollës ku ai jepte mësim e kanë kallëzuar për ngacmim seksual. Nxënëset, të moshave 14 deri në 17 vjeçe, canë deklaruar se 35-vjeçari i ka ngacmuar seksulisht nëambientet e shkollës. Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të veprimeve hetimore është ndaluar shtetasi AA, 35 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë mësues i edukimit fizik në këtë shkollë. Autoritetet po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.