Vlorë/ Qarkullonte me armë zjarri dhe gjahu pa leje, arrestohet 40-vjeçari
Një 40-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi u kap duke udhëtuar me automjet dhe duke mbajtur armë zjarri e armë gjahu pa leje. Ndërkohë, personi tjetër që ndodhej në makinë, 38 vjeç, do të hetohet në gjendje të lirë, pasi njëra prej armëve të gjahut të sekuestruara ishte në pronësi të tij. Sipas Policisë, ndalimi u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Automjeti u ndalua për kontroll në zonën e njohur si “Ura e Vodicës”. Gjatë kontrollit, në makinë u gjetën një pushkë me pajisje optike, tri armë gjahu dhe 16 fishekë gjahu. Në automjet udhëtonin dy banorë të fshatit Mavrovë, të identifikuar si Sh. B., 40 vjeç, dhe F. B., 38...
Burimi:
kohajone.com