Vlora sërish pa ujë/ Riparimet përballen me vështirësi, qytetarët të zemëruar
Një defekt në tubacionin kryesor të ujësjellësit ka lënë pa furnizim me ujë të gjithë qytetin e Vlorës. Avaria është konstatuar në lagjen “10 Korriku”, në një tubacion me diametër 700 milimetra, duke bërë të nevojshme ndërprerjen e furnizimit në të gjitha zonat e qytetit. Sipas Ujësjellës-Kanalizimeve Rajoni Vlorë, ndërprerja është e domosdoshme për kryerjen e riparimeve. Ndërhyrja e ekipeve teknike paraqitet e ndërlikuar, pasi tubacioni kryesor kalon pranë një banese private, çka vështirëson punimet për riparimin e defektit. Deri më tani, nuk është përcaktuar një afat për përfundimin e ndërhyrjes dhe rikthimin e furnizimit me ujë. Ndërprerja prek banorët dhe bizneset e Vlorës, të cilët përballen sërish me pasigurinë për kohëzgjatjen e mungesës së ujit. Problematika rikthen në vëmendje vështirësitë me furnizimin me ujë...
Burimi:
ntv.al