Vlora Hyseni në telashe me SPAK, zbulohet emri i ri i propozuar nga Rama
Raportohet se Esmeralda Hasani është emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Emri i saj është publikuar në disa media, por deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Kryeministria që të konfirmojë propozimin. Lëvizja vjen në një moment të ndjeshëm për SHISH-in, pas largimit nga detyra të Vlora Hysenit, e cila është përfshirë në një çështje nën hetim nga SPAK. Sipas raportimeve mediatike, Hasani ka pasur njohje dhe marrëdhënie miqësore me Hysenin, ndërsa persona pranë institucionit pretendojnë se ajo është angazhuar në SHISH pak kohë përpara arrestimit të drejtueses. Këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Esmeralda Hasani është prezantuar si konsulente e lartë në Zyrën e Kryeministrit, me ekspertizë në planifikimin e projekteve dhe...
Burimi:
ntv.al