Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë/ Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë/ Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, mund të përdorë informacionet që ka mbledhur gjatë kohës në detyrë për të ushtruar presion ndaj zyrtarëve dhe institucioneve. Kështu deklaroi politikani Enkelejd Alibeaj duke e cilësuar situatën e krijuar pas arrestimit të Hysenit si veçanërisht shqetësuese. Sipas Alibeajt, sjellja publike e Hysenit tregon një qasje që ai e interpreton si përpjekje për shantazh dhe kundërsulm. “Më e rënda është sjellja që ka mbajtur zonja Vlora Hyseni. Është qasja për të bërë shantazh. E bëri sot dhe do ta bëjë edhe në të ardhmen”, deklaroi Alibeaj. Ai tha se, sipas tij, në shënjestër të një presioni të tillë mund të jenë funksionarë të niveleve të ndryshme të sistemit të drejtësisë dhe politikës. Alibeaj përmendi prokurorë, gjyqtarë, institucione të drejtësisë dhe...