‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si e paralajmëroi më parë Berisha: Ergys Agasi po kontrollon SHISH-in
SPAK ka lëshuar sot masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e cila po hetohet për skandalin e AKSHI-t. Hyseni ishte denoncuar prej kohësh dhe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte ngritur akuza dhe dyshime për rolin e saj në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Në një konferencë për shtyp, Berisha pretendonte se Ergys Agasi kishte kontroll mbi SHISH-in dhe se kishte ndikim përmes marrëdhënies së tij me Hysenin. Berisha kishte ngritur gjithashtu pretendimin se kontrolli i Ergys Agasit mbi SHISH-in përbënte rrezik edhe për NATO-n. “Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh...
Burimi:
gijotina.com