Vllaznia bën detyrën, likuidon Flamurtarin me një fitore të pastër dhe sheh nga “Final 4”

Vllaznia bën detyrën, likuidon Flamurtarin me një fitore të pastër dhe sheh nga “Final 4”

Vllaznia nuk ka vuajtur për të korrur një fitore të pastër 2-0 në Shkodër kundër Flamurtarit, që kishte rënë matematikisht që në javën e kaluar. Madje në këtë ndeshje trajneri Martini kishte bërë një gërshetim të lojtarëve titullarë me disa nga ata që janë aktivizuar më pak. Golat e Arës në të 19-ën dhe të Muratajt në nisjen e pjesës së dytë vulosën këtë ndeshje, me Vllazninë, që e mbyll me 63 pikë dhe fiksohet tashmë te “Final 4”. Vllaznia-Flamurtari 2-0Ara 19’, Murataj 56’ Top Channel