“Vjeshta gjermane” në Bochum, kujtesa merr formë në skenë
Në hapësirën industriale të Jahrhunderthalle në Bochum, historia nuk rrëfehet thjesht me fjalë. Ajo shfaqet si kujtim, tingull, trup dhe imazh. Në këtë skenë të gjerë e pothuajse të zbrazët, regjisori Christopher Rüping sjell “Deutscher Herbst” (“Vjeshta gjermane”), një bashkëprodhim i Ruhrtriennale dhe Deutsches Theater Berlin. Shfaqja merr frymëzim nga udhëtimi i shkrimtarit suedez Stig Dagerman në Gjermaninë e vitit 1946, të përshkruar në librin e tij me të njëjtin titull. Përballë një vendi të rrënuar nga lufta, Dagerman shkroi për urinë, refugjatët, sëmundjet, varfërinë dhe një brez të humbur. Rüping e rikthen këtë material jo si një dramë historike klasike, por si një peizazh të kujtesës. Një piano qëndron në qendër të skenës, struktura transparente rrethojnë hapësirën, ndërsa tuba rozë, që më vonë marrin...
Burimi:
kultplus.com