Vizita në SHBA/ Burimi: Fitore e dyfishtë për Berishën, i patën premtuar ‘vdekje politike të parakohshme’

Vizita në SHBA/ Burimi: Fitore e dyfishtë për Berishën, i patën premtuar ‘vdekje politike të parakohshme’

Vizita e fundit e liderit të opozitës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kurorëzuar me takime të nivelit të lartë, mund të konsiderohet si një pikë kthese në politikën e vendit. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, analisti Genc Burimi e cilësoi udhëtimin, si një fitore të dyfishtë për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka nxjerrë zbuluar përpjekjet e mazhorancës për të shpërfillur rëndësinë e këtyre zhvillimeve ndërkombëtare. Sipas Burimit edhe pse këto vizita nuk kanë si qëllim të diktojnë drejtpërdrejt vullnetin apo votën e qytetarëve shqiptarë, ato kërkojnë të përcjellin një mesazh thelbësor. Synimi kryesor i këtij lobimi në Uashington, i përgatitur me kujdes për një kohë të gjatë, është sigurimi i mbështetjes për zgjedhje të ndershme...