Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka zhvilluar tri takime në Romë me përfaqësues të Senatit, Gjykatës së Kasacionit dhe Dhomës së Deputetëve të Italisë. Në fokus të diskutimeve ishin kthimi i pasurive të konfiskuara nga krimi në shërbim të komunitetit, digjitalizimi i vendimeve gjyqësore dhe përshpejtimi i proceseve të drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka zhvilluar tri takime zyrtare në Romë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e drejtësisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gogu ka ndarë detaje nga takimet me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në Senatin italian, Maurizio Gasparri, bashkëpresidentin e Gjykatës së Kasacionit, Stefano Mogini, si dhe kryetarin e Komisionit të Drejtësisë në Dhomën e Deputetëve, Ciro...