Vizita Napoli, Rama publikon fotot nga ceremonia e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Shqipërisë! Zbulon edhe dhuratën e veçantë që mori
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Napoli të Italisë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë edhe një album me foto sot (15 shtator), nga aktivitetet e zhvilluara gjatë vizitës së tij, duke e cilësuar si “fotoALBUMI i ditës së hapjes së Konsullatës Shqiptare në Napoli”. Në albumin e publikuar prej tij shfaqen takime me rektorët e universiteteve, si dhe me përfaqësues të Katedrës së Gjuhës Shqipe. Një dhuratë simbolike që i kanë dhuruar ishte një statujë e tij në miniaturë. Gjatë qëndrimit në Napoli, Kryeministri Rama vizitoi edhe Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”, një prej qendrave historike të studimeve albanologjike. Kjo katedër lidhet me një...
Burimi:
javanews.al