Vizita e Von der Leyen në Tiranë, Koçi: Sjell optimizëm, sfida më e madhe është ratifikimi nga vendet e BE-së

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, Koçi: Sjell optimizëm, sfida më e madhe është ratifikimi nga vendet e BE-së

Ish-deputeti i PS, Petro Koçi, e ka cilësuar pozitive vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tiranë, duke e lidhur atë me ecurinë e procesit të integrimit evropian. Në emisionin në “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, Koçi tha se vizita përcolli optimizëm për avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa theksoi se sfida kryesore mbetet përmbyllja e procesit të anëtarësimit dhe ratifikimi i tij nga vendet anëtare. “Ishte një vizitë shumë pozitive në kuadrin e një procesi i cili është duke ecur me hapa shumë të shpejtë për sa i përket integrimit evropian dhe mendoj që është një vizitë që sjell optimizëm në tërësinë e vet, lidhur me përfundimin e procesit i cili natyrisht ratifikohet nga Komisioni, do të kërkojë...