Viti i ri shkollor, Rama: Një vit të mbarë nxënësve, mësuesve dhe prindërve
pamjet e shkollave te publikuara nga rama TIRANË- kryeministri Edi Rama ka uruar nisjen e vitit të ri shkollor sot, 14 shtator. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama uron një vit të mbarë shkollor për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Postimin e tij e ka shoqëruar me fotot e disa prej shkollave të rikonstruktuara këtë vit, duke theksuar, me standarte të reja. "MIRËMËNGJES dhe me urimin për një vit të mbarë shkollor nxënësve, mësuesve, drejtuesve të shkollave, e padyshim edhe vetë prindërve që sot nisin fëmijët në shkollë, ju uroj të gjithëve një javë sa më të mirë. Disa prej shkollave të rilindura këtë vit, me kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit.", shkruan Rama.
Burimi:
zeri.ai