VITI I RI AKADEMIK, BAJRAM BEGAJ URON STUDENTET
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh me rastin e nisjes së vitit të ri akademik, duke uruar studentët dhe pedagogët për një vit të suksesshëm, me arritje të reja dhe mundësi të shumta. Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit u ka bërë thirrje të rinjve që vitet e universitetit t’i shfrytëzojnë maksimalisht për formimin e tyre akademik dhe profesional. Begaj nënvizoi rëndësinë që ka arsimi i lartë jo vetëm për zhvillimin individual të të rinjve, por edhe për të ardhmen e shoqërisë dhe të vendit. Sipas Presidentit, investimi në arsim, dije dhe formimin e brezave të rinj mbetet një prej investimeve më të rëndësishme dhe më të sigurta për zhvillimin e Shqipërisë. Begaj vuri në dukje edhe rolin që kanë universitetet...
Burimi:
ntv.al