Virusi i Nilit Perëndimor ngre përsëri alarmin, 2 raste të reja shfaqen në Shqipëri! Shkon në tre numri i të infektuarve nga mushkonjat

Virusi i Nilit Perëndimor ngre përsëri alarmin, 2 raste të reja shfaqen në Shqipëri! Shkon në tre numri i të infektuarve nga mushkonjat

Dy raste të reja me virusin e Nilit Perëndimor janë shfaqur në Shqipëri, duke e çuar numrin e të infektuarve në tre. Një nga këto raste është regjistruar në Korçë, njësoj si i pari, ndërsa tjetri në Elbasan. Rasti i parë u konfirmua gjatë muajit gusht dhe bëhej fjalë për një 72-vjeçar nga Korça. Pas shfaqjes së problemeve shëndetësore, i moshuari iu drejtua Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa analizat konfirmuan praninë e virusit të Nilit Perëndimor.