Virginia Woolf dhe ideja që ndryshoi mënyrën e të menduarit për gratë dhe letërsinë

Virginia Woolf dhe ideja që ndryshoi mënyrën e të menduarit për gratë dhe letërsinë

Eseja e Virginia Woolf, A Room of One’s Own (Një dhomë më vete), e botuar më 1929, mbetet një nga veprat më me ndikim të letërsisë feministe, duke trajtuar pengesat ekonomike, shoqërore dhe arsimore që për shekuj me radhë kanë kufizuar krijimtarinë e grave. Vepra u mbështet në dy ligjërata që Woolf mbajti më 1928 në Newnham College dhe Girton College, dy kolegjet e para për gra në Universitetin e Kembrixhit. Përmes një stili të gjallë, reflektues dhe elegant, shkrimtarja angleze shtjellon pozitën e grave në shoqëri, me vëmendje të veçantë ndaj grave që dëshironin t’i përkushtoheshin shkrimit dhe krijimtarisë. Ideja qendrore e esesë përmblidhet në pohimin se një grua duhet të ketë para dhe një dhomë të vetën nëse dëshiron të shkruajë. Për Woolf-in,...