‘Vilat e Palasës, Kolumbia e korrupsionit’, Cakrani: Rama ngriti një sistem që prodhon mostra, vrasës e krim

‘Vilat e Palasës, Kolumbia e korrupsionit’, Cakrani: Rama ngriti një sistem që prodhon mostra, vrasës e krim

Avokati Kujtim Cakrani shprehet se vilat në Palasë janë Kolumbia e Shqipërisë, ndërsa shton se aty pastrohen jo vetëm paratë e trafiqeve por mbi të gjitha ato të korrupsionit. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Cakrani thotë se shumica e vilave janë të palegalizuara dhe nëse SPAK heton, ka shumë për të zbuluar. Sipas tij, vilat nuk i blen askush tjetër, veçse ata që kanë vjedhur shqiptarët. Po ashtu, avokati Cakrani u ndal edhe te sistemi që kryeministri Edi Rama ka ngritur, që sipas tij vetëm sa prodhon mostra, vrasës dhe krimi. Kur kam përmendur që nga Llogaraja në Ksamil është Kolumbia e Shqipërisë dhe pastrohen paratë, korrupsionit e më pas trafiqet. Nëse do shikosh fshatin e madh të Llogarasë, që është shkatërruar...