VILA SEKRETE NE PALASE/ PRETENDIMET E SPAK-SKEMA

VILA SEKRETE NE PALASE/ PRETENDIMET E SPAK-SKEMA

Hetimi ndaj Belinda Ballukut po shkon përtej sekuestrimit të një vile në bregdet. Në qendër të episodit të ri të dosjes është lidhja që SPAK pretendon se ekziston mes një tenderi publik miliarda lekësh dhe investimeve të kryera në një vilë në kompleksin “Green Coast” në Palasë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, procedura për “Ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7” kishte një fond limit prej 2,353,597,373 lekësh pa TVSH. SPAK pretendon se gjatë kësaj procedure janë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë “Alko-Impex General Construction” dhe “2T”. Por hetimi nuk ndalet te tenderi. Sipas SPAK, pronari i “Alko-Impex General Construction”, Arbër Abazi, ka marrë përsipër më pas investime për përfundimin e një vile në “Green Coast”. Preventivat e administruara...