Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vëllai iu ekzekutua para tre vitesh, nipi iu vra në 2025
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës, ku ka mbetur i vrarë 67-vjeçari Viktor Bardhi. Sipas informacioneve paraprake, Bardhi është qëlluar me armë zjarri, ndërsa në zonën e Munazit është gjetur edhe një automjet i djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ekzekutimit, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i ekzekutuar në Rrëshen në shtator të vitit 2023. Martin Bardhi u qëllua me breshëri armësh në lokalin e tij, teksa ndodhej në një tavolinë me tre të afërm. Dy persona të maskuar zbritën nga një...
Burimi:
vizionplus.tv