Vijon prej ditësh zjarri në Gjinar të Elbasanit, rrezikohen banesat, fillon ndërhyrja nga ajri

Vijon prej ditësh zjarri në Gjinar të Elbasanit, rrezikohen banesat, fillon ndërhyrja nga ajri

pamje nga ngjarja ELBASAN-Situata raportohet problematike në fshatin Gjinar të Elbasanit, ku zjarri vijon prej disa ditësh dhe flakët po afrohen me shpejtësi drejt zonave të banuara. Sipas banorëve, situata është shqetësuese pasi vatrat e zjarrit nuk po neutralizohen dot dhe rrezikojnë banesat. Sipas kreut të bashkisë Gledian Llatja, era e fortë, bimësia e dendur dhe terreni malor, i vështirë për t'u aksesuar, kanë favorizuar përhapjen e flakëve dhe po e bëjnë ndërhyrjen më të vështirë. Ndërkohë ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter, për të shuar vatrat në zonat e vështira për t’u arritur nga toka, konkretisht në Caush, Pashtresh, Bregu i Madh, Korita dhe Lugu i Thellë. Në terren janë angazhuar rreth 15 forca zjarrfikëse të MZSH Elbasan, 70 forca të Bashkisë Elbasan dhe 30...