Vijon çmenduria me narkopolicët e Ramës/ Godasin me pllaka betoni të rinjtë protestues te Kryeministria

Vijon çmenduria me narkopolicët e Ramës/ Godasin me pllaka betoni të rinjtë protestues te Kryeministria

Momente çmendurie dhe skena të rënda përplasjeje po shënohen përpara Kryeministrisë, ku efektivë të policisë po godasin me pllaka betoni të rinjtë protestues. Pamjet e transmetuara live nga SYRI tregojnë momentin skandaloz ku ndërsa të rinjtë po përballen me një reagim jo proporcional të forcave të rendit të cilët po i godasin me gaz lotësjellës pa hesap, tashmë po i godasin edhe me gurët që ndodhen në bulevard. Pavarësisht presionit dhe përdorimit të forcës, protestuesit vijojnë të qëndrojnë përballë policisë, duke mos u tërhequr nga sheshi. Përplasjet vijnë në ditën e katërt të revoltës studentore, e cila është shtrirë përtej Tiranës dhe po shoqërohet me kërkesa për ndryshime dhe përgjegjësi politike.