Vijojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve jashtë Kuvendit, tentohet çarja e kordonit
Situata është përshkallëzuar gjatë protestës së zhvilluar pranë Parlamentit, ku një grup protestuesish ka tentuar të çajë kordonin e policisë. Efektivët kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit dhe për të ruajtur perimetrin e sigurisë rreth godinës së Kuvendit. Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë vijuar për disa minuta, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
Burimi:
kohajone.com