Videot intime në platformat digjitale/ AMA: TikTok hoqi 45 lidhje me video intime pas ankesave
Persona të prekur nga publikimi i videove intime në internet kanë paraqitur ankesa pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), duke kërkuar heqjen e materialeve nga platformat digjitale. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, tha se institucioni mori një numër të madh ankesash pas një apeli publik në emisionin “Tech Talk” të Top Channel. Sipas saj, ankesat janë paraqitur nga qytetarë, artistë të prekur dhe organizata të shoqërisë civile. “Pas apelit publik që u bë nga emisioni ‘Tech Talk’, patëm fluks ankesash, të cilat vinin nga qytetarë, artistë të prekur dhe shoqëria civile, përfshirë disa organizata”, u shpreh Krasniqi. Sipas të dhënave të bëra publike nga AMA, nga shkurti deri në fillim të tetorit 2026, institucioni ka administruar 326 ankesa. Nga këto, 140 janë vlerësuar si shkelje...
Burimi:
ntv.al