VIDEO – Zjarret në Myselim- Bardhaj, banorët vlerësojnë gatishmërinë e institucioneve për përballimin…

VIDEO – Zjarret në Myselim- Bardhaj, banorët vlerësojnë gatishmërinë e institucioneve për përballimin…

Banorët e Myselimit dhe Bardhajve kanë shprehur vlerësimin për gatishmërinë dhe punën e strukturave të angazhuara në përballimin e zjarrit që përfshiu zonën dhe rrezikoi banesat. Sipas tyre, ndërhyrja e koordinuar nga toka dhe ajri, si dhe puna e pandërprerë gjatë natës, kanë qenë vendimtare për izolimin e vatrave më të rrezikshme, mbrojtjen e banesave dhe shmangien e dëmeve më të mëdha.Në operacion u angazhuan rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, forcat zjarrfikëse, 3 punonjës të Emergjencave Civile, Ujësjellësi dhe punonjës të njësive administrative, së bashku me mjetet mbështetëse. Ndërkohë, banorët kërkojnë që organet e drejtësisë të hetojnë deri në fund shkaqet e zjarrit dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës.Për banorët, krahas mirënjohjes për të gjitha strukturat...