VIDEO/ Zhulali: Letra e kongresmenëve amerikanë e lidh drejtpërdrejt Ramën me korrupsionin në nivelet e larta të qeverisë
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, analizoi në emisionin “Ora 19” në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, letrën e dy kongresmenëve amerikanë drejtuar sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku kërkohen masa ndëshkimore ndaj personave të përfshirë në korrupsion në Shqipëri. Zhulali tha se shqetësimet e shprehura nga pala amerikane për korrupsionin dhe sigurinë kombëtare marrin një kuptim më të drejtpërdrejtë përmes kësaj letre, e cila, sipas saj, e vendos kryeministrin Edi Rama në qendër të përgjegjësisë politike. Sipas saj, fakti që dy figura të rëndësishme të qeverisë shqiptare, ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ish-drejtuesja e shërbimit inteligjent Vlora Hyseni, përballen me akuza të rënda nga SPAK-u, e lidh drejtpërdrejt Ramën me përgjegjësinë për situatën në nivelet e larta të qeverisjes. Duke iu referuar masave të...
Burimi:
syri.net