VIDEO: “Tre protestues kanë vdekur, por doktorët…”, si u nxit me lajme të rreme dhuna në Tiranë?
Edhe fëmijë 14-vjeçarë shfaqen në protestën e tensionuar në Shqipëri, duke folur para mediave me fytyrat e mbuluara dhe duke përcjellë pretendime alarmante për vrasje, rrëmbime fëmijësh dhe fshehje të ngjarjeve nga mjekët. “Unë jam 14 vjeç. Po na vrasin të gjithëve. Kanë vra’ 3 veta po i korruptojnë doktorët. I marrin fëmijët peng”, shprehet një i mitur para kamerave. Deklarata të tilla ngrenë shqetësime serioze mbi përfshirjen e të miturve në një klimë frike dhe tensioni, ku lajmet e rreme dhe informacionet e paverifikuara mund të ndikojnë drejtpërdrejt te fëmijët. /a.r
Burimi:
javanews.al