VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pasi një ortek goditi një grup prej 33 alpinistësh në “Grykën Bezhengi”, në rajonin rus të Kaukazit, njoftoi Ministria Ruse e Emergjencave. Orteku goditi të dielën grupin e alpinistëve në Grykën Bezhengi, në rajonin Kabardino-Balkaria, duke i zënë në befasi. Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa gjashtë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Sipas autoriteteve ruse, 10 alpinistë kanë arritur të zbresin në mënyrë të sigurt nga zona pas ortekut. Pamje të publikuara në mediat sociale tregojnë momentin kur një re e madhe dëbore zbret me shpejtësi përgjatë grykës, duke mbuluar zonën. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në vendngjarje. Sipas Ministrisë së Emergjencave, 56 ekipe shpëtimi janë angazhuar për kërkimin e personave që rezultojnë të zhdukur. “Gryka e...