Video-t që tronditën rrjetin, deputetja Luarasi: Kush i publikoi dhe kush po fiton? Turpi nuk u përket grave

Video-t që tronditën rrjetin, deputetja Luarasi: Kush i publikoi dhe kush po fiton? Turpi nuk u përket grave

Deputetja e PS-së, Iris Luarasi ka reaguar për publikimin e video-ve intime, duke kërkuar që përgjegjësia të fokusohet te ata që i kanë filmuar, publikuar dhe shpërndarë. “Turpi nuk u përket grave. U përket atyre që cenojnë privatësinë e tyre dhe atyre që e ushqejnë këtë dhunë me ‘share’, klikime e tallje”, shprehet Luarasi. Ajo përshëndet hetimet e Policisë dhe Prokurorisë, si dhe reagimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Luarasi u bën thirrje grave të prekura të denoncojnë rastet, ndërsa thekson se edhe shpërndarja e videove apo komentet fyese e zgjasin dëmin. “Personat publikë nuk e humbin të drejtën për privatësi”, thekson ajo, duke kërkuar përgjegjësi për portalet, faqet dhe personat që publikojnë materiale intime për klikime dhe trafik. Postimi i plotë...