VIDEO – Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detajet e para për ngjarjen e rëndë…

VIDEO – Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detajet e para për ngjarjen e rëndë…

Një shpërthim i fortë është dëgjuar pak minuta më parë në Shkodër, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ka ndodhur brenda një banese që ndodhet në afërsi të godinës së Bashkisë Shkodër, në pronësi të Metin Bushati, mësues në profesion.Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, në zonë janë angazhuar forca të shumta policie, ndërsa po kryhen verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit Metin Bushati, rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon...