VIDEO/ Sekuestrohet vila e dytë Ballukut, Tela: SPAK të shkojë në Parlament dhe të kërkojë atë që i takon
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar njoftimin e sotëm të SPAK për sekuestrimin e një tjetër vile të lidhur me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Tela u ndal te hetimet e SPAK-ut dhe zhvillimet që kanë pasuar kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut, lidhur me akuzat për shkelje të barazisë në tendera. Sipas gazetarit, hetimet kanë vijuar edhe përmes kontrolleve të BKH-së dhe SPAK-ut, ndërsa janë sekuestruar materiale në zyrën e Arbër Abazit. Tela theksoi se hetimet kanë vijuar dhe se edhe një tjetër zyrtar është thirrur në SPAK, për herë të dytë, pak javë më parë. Duke iu referuar vilës së sekuestruar, gazetari tha se transaksioni i fundit për pronën është kryer më 12...
Burimi:
syri.net