VIDEO/ Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Europës: S’janë duart e studentëve, por të opozitës! Do ta paguajnë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga godina e dëmtuar nga zjarri e Kolegjit të Europës në Tiranë, pas akteve të dhunës gjatë protestës. Përmes një mesazhi nga ambientet e godinës, Rama dënoi dëmtimin e institucionit, duke theksuar se studentët përfaqësojnë të ardhmen dhe se dhuna nuk mund të përfaqësojë aspiratat e tyre. “Deri dje kjo ishte zyra e Kolegjit të Europës, shkollës së Europës së bashkuar, që e çelën në Shqipëri së bashku udhëheqësit europianë. Sot kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe s’mund të jenë kurrë duart e studentëve”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë theksoi se studentët janë gjithmonë të mirëpritur dhe se qeveria mbetet e gatshme për dialog, diskutim dhe gjetjen e zgjidhjeve për çështjet që kërkojnë vëmendje. “Studentët janë...
Burimi:
javanews.al