VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

Ndërkohë që vijon seanca parlamentare, jashtë parlamentit vijon protesta, ku nuk kanë munguar incidentet me policinë dhe jo vetëm. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, një djalë i ri sulmohet fizikisht nga një protestues, teksa nuk mungojnë sharjet dhe ofendimet nga ana e protestuesve të tjerë. Më pas i riu është larguar edhe me ndihmën e policisë, duke evituar përshkallëzimin akoma më të madh të incidentit.