VIDEO/ Protesta në Tiranë, Corriere della Sera: Policia sulmoi të rinjtë me gaz dhe ujë

VIDEO/ Protesta në Tiranë, Corriere della Sera: Policia sulmoi të rinjtë me gaz dhe ujë

Protesta e zhvilluar sot në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane Corriere della Sera, e cila raporton për përplasjet mes studentëve dhe policisë pranë Ministrisë së Arsimit. Sipas medias italiane, disa protestues kanë hedhur gurë dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke përdorur autobotët me ujë. Gjatë përplasjeve, kazanët e mbeturinave janë përfshirë nga flakët. Corriere della Sera shkruan se, ndërsa një pjesë e demonstruesve u përfshi në përplasje me policinë, pjesa tjetër vijoi protestën me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. ‘Përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në Shqipëri, janë regjistruar përplasje mes studentëve që protestonin dhe policisë. Disa protestues kanë hedhur gurë dhe bomba molotov, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur duke aktivizuar...