VIDEO/ Policia ndalon gazetarët që të filmojnë dhunën ndaj protestuesve
Policia ka ndaluar gazetarët që të filmojnë dhe dokumentojnë dhunën që ushtrohet ndaj protestuesve. Në momentin kur u rrëzua droni që u nis nga kryeministria, policia ndërhyri dhunshëm duke qëlluar studentët, të rinjtë dhe të rejat me ujë, gaz dhe dhunë. Ndërsa qytetarët dhunoheshin, dhjetëra policë ndalonin gazetarët që të filmonin situatën, duke i shtyrë sa më larg nga protestuesit.
Burimi:
syri.net