VIDEO/ Policia e Edi Ramës ushtron dhunë barbare ndaj kryebashkiakut të Memaliajt Albert Malaj

VIDEO/ Policia e Edi Ramës ushtron dhunë barbare ndaj kryebashkiakut të Memaliajt Albert Malaj

Dhuna e narkopolicisë së Edi Ramës ndaj protestuesve ka prekur edhe kryebashkiakun e Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përplasur me efektivët gjatë protestës së zhvilluar sot para xhamisë së Namazgjasë. Në videon e publikuara nga SYRI shihet dhuna e policisë ndaj Malajt, i cili është përfshirë në përplasjen me policinë, ndërsa pamjet tregojnë momentet e tensionuara gjatë ndërhyrjes së efektivëve. Protesta qytetare po zhvillohet kundër reformës territoriale të propozuar nga PS, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.