VIDEO – Papa Leoni XIV, pret në audiencë private ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë
Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, pret në audiencë private ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të ShqipërisëTë gjendur në Romë për vizitën Ad Limina Apostolorum (një vizitë periodike që ipeshkvijtë e çdo vendi zhvillojnë në Vatikan, një herë në pesë vjet), barinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri u pritën në audiencë private nga Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV.Gjatë takimit, i cili zgjati më shumë se një orë, ipeshkvijtë informuan Papën mbi situatën dhe gjendjen në të cilën ndodhen Kisha dhe Shqipëria, duke paraqitur realitetin, sfidat dhe shqetësimet me të cilat përballen.Në emër të ipeshkvijve dhe të mbarë Kishës Katolike në Shqipëri, Papën e përshëndeti Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.Barinjtë e Kishës sonë i dhuruan Atit të Shenjtë...
Burimi:
sarandanews.com