VIDEO/ Pacolli zbulon detaje nga telefonata Clinton-Jeltsin për Kosovën: Isha aty kur u mor vendimi

VIDEO/ Pacolli zbulon detaje nga telefonata Clinton-Jeltsin për Kosovën: Isha aty kur u mor vendimi

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka rrëfyer në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV detaje nga ajo që ai e përshkruan si një moment vendimtar gjatë luftës në Kosovë, kur presidenti amerikan Bill Clinton telefonoi presidentin rus Boris Jeltsin për të diskutuar ndërhyrjen për ndalimin e gjenocidit. Pacolli pretendon se ndodhej pranë sallës së situatave, ku u lidh telefonata mes dy liderëve. Gjatë intervistës me gazetarin Çim Peka, Pacolli foli për marrëdhënien e tij me ish-presidentin rus Boris Jeltsin, përvojën e biznesit në Rusi dhe kontaktet që, sipas tij, pati gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë. I pyetur nëse kishte pasur kontakte me Jelcinin në kohën kur Serbia po kryente spastrimin etnik në Kosovë, Pacolli tha se kishte pasur të tilla dhe rrëfeu një episod që,...