VIDEO/ Muço: Korrupsioni dhe mungesa e meritokracisë, paketa fiskale nuk zgjidh problemet reale të ekonomisë

VIDEO/ Muço: Korrupsioni dhe mungesa e meritokracisë, paketa fiskale nuk zgjidh problemet reale të ekonomisë

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, ka kritikuar qeverinë për korrupsionin, mungesën e meritokracisë dhe politikat ekonomike që, sipas tij, nuk adresojnë problemet reale të vendit. Muço u shpreh se korrupsioni në nivele të larta ndikon në efikasitetin e masave qeveritare, ndërsa emërimet dhe largimet e shpeshta të zyrtarëve tregojnë kontradiktën mes retorikës për meritokraci dhe praktikës së administratës publike. Ai kritikoi gjithashtu mbështetjen e pamjaftueshme për arsimin, bujqësinë dhe prodhimin vendas, duke theksuar se masat e shpallura nuk u përgjigjen nevojave të këtyre sektorëve. Sipas ekspertit, forcimi i lekut kundrejt euros dhe mungesa e masave mbështetëse për eksportuesit krijojnë vështirësi për ekonominë shqiptare. Muço nënvizoi se pa mekanizma efikasë zbatimi dhe politika...