VIDEO/ Mali i Zi nuk i lë të futen në Shqipëri, po e çon autokolonën e diasporës drejt Kosovës
Prej orësh qindra shqiptarë të diasporës që do të vinin në Shqipëri të ju bashkuar protestës qytetare kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, ishin bllokuar në Mal të Zi. Por situata duket se është zhbllokuar edhe pse jo ashtu siç duhej të ndodhte. Në faqen e Instagramit të kolonës së diasporës ‘Per flamur e per Atdhe’, emigrantët shkruajnë se policia e Malit të Zi i ka lënë të lirë, dhe po i shoqëron për në Kosovë. Më pas, autokolona me shqiptarët e diasporës do të futet në Shqipëri për të mbërritur në Tiranë dhe për t’iu bashkuar protestës mbarë qytetare në të cilën kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Burimi:
syri.net