VIDEO/ Lush Susaj: Tradhtia që iu bë studentëve në 2018-ën do ta ketë faqen e zezë në shekuj. Dilni në shesh
Pedagogu Lush Susaj ka mbajtur një fjalim të ashpër në ditën e 122-të të protestës qytetare, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Duke iu drejtuar protestuesve dhe veçanërisht studentëve, Susaj u ndal te protesta studentore e viteve 2018-2019, duke pretenduar se ajo u shtyp përmes presioneve politike në shkolla dhe universitete. Susaj tregoi edhe një bisedë me një ish-student, i cili, sipas tij, kishte qenë një nga drejtuesit e protestës studentore të asaj kohe. ‘Profesor, çfarë më kanë masakruar, më kanë ulur në notë’, citoi Susaj ish-studentin, duke shtuar se kjo, sipas tij, ishte një formë e dhunës politike mbi arsimin. ‘Vëllezër dhe motra, për fat të mirë mbylljen e kësaj, e kësaj proteste të rëndë e bëjnë studentët. E...
Burimi:
syri.net