VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje qytetin e Himarës, duke shkaktuar një situatë tepër kritike për shkak të afërsisë së flakëve me zonat e banuara dhe përkeqësimit nga era e fortë. Vatra e zjarrit është përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes “1 Maji” dhe në zonën e By-Pass-it të qytetit, duke djegur sipërfaqe të tëra me pemëtari. Dyshohet se të paktën një banesë është dëmtuar tashmë nga flakët, ndërsa ekziston rreziku real që zjarri të kapërcejë rrugën kryesore e të afrohet drejt zonës së Potamit. Për shkak të përmasave të krizës, në ndihmë të forcave vendore janë angazhuar me urgjencë ekipe zjarrfikëse nga Vlora, Saranda, Delvina dhe Finiqi, të cilëve u janë bashkuar edhe mjaft banorë të...