VIDEO-LAJM/ Pamjet nga lart me dron, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë!
Këto janë pamjet e pjesëmarrjes ditën e sotme në protestë të të rinjve para Kryeministrisë. Pamjet janë marrë me dron nga lart dhe dallohet pjesëmarrja e ulët në ditën e sotme, ndryshe nga protestat e mëparshme. Gjithashtu ra në sy numri i pakët i personave të maskuar. Ata e nisën ditën e tyre me marshimin paradite me pedagogët pas bojkotit të pjesshëm në Universitet dhe më aps vijuan te Ministria e Arsimit. Pasi qëndruan aty për pak orë, lëvizën drejt kryeministrisë, ku ende qëndrojnë. Së fundmi ata sulmuan me molotov dhe gurë, por Policia i largoi me ujë.
Burimi:
javanews.al