VIDEO/ Kaos dhe tension pas Vllaznia-Teuta, thyhen xhamat e autobusit të ekipit durrsak
Teuta ka arritur të mposhtë Vllazninë në transfertë 0-2, por situata është tensionuar jashtë stadiumit. Sipas informacioneve paraprake, tifozë shkodranë kanë dëmtuar autobusin e ekipit durrsak, duke thyer disa prej xhamave të tij. Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të takimit, ndërsa priten të tjera detaje lidhur me incidentin. Sa i takon ndeshjes, golat u realizuan nga Umejiego.
Burimi:
gijotina.com