VIDEO – Interes i lartë për përfshirje në Policinë e Shtetit, 1000 kandidatë në garë për “Patrullën…”

VIDEO – Interes i lartë për përfshirje në Policinë e Shtetit, 1000 kandidatë në garë për “Patrullën…”

Interes i lartë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, rreth 1000 kandidatë vijojnë garën për Patrullën e Përgjithshme. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vizitoi Akademinë e Sigurisë, ku rreth 1000 kandidatë vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, në Patrullën e Përgjithshme, përmes testimeve mjekësore, fizike dhe psikologjike.Gjatë bashkëbisedimit me kandidatët, Drejtori Hita vlerësoi interesin e lartë për t’iu bashkuar Policisë së Shtetit dhe i falënderoi ata për besimin e treguar ndaj institucionit.Hita: “Ju falënderoj për interesin dhe besimin që keni treguar për Policinë e Shtetit, duke zgjedhur të konkurroni për t’u bërë pjesë e saj. Numri i lartë i aplikantëve, rreth 1300 në fazën fillestare dhe tashmë rreth 1000 pas fazës së parë,...